Bota

Për herë të katërt/ Bullgaria shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë

Vendimi për krizën politike në të cilën ndodhet Bullgaria pasi partia “Ka një popull të tillë” e Sllavi Trifonovit braktisi qeverinë tani është në duart e presidentit Rumen Radev.

27 Korrik 2022, 13:51 Nga d.a.
Për herë të katërt/ Bullgaria shkon drejt zgjedhjeve të
qeveria bullgare

BULLGARI- Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi Partia Socialiste bullgare nuk arriti të sigurojë shumicë dhe kthen mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Kjo u bë e qartë pasi sot nuk kaloi përpjekja e kësaj partie që si pikë në rendin e ditës të jetë programi për punën e Kuvendit në gjashtë muajt e ardhshëm.

Vendimi për krizën politike në të cilën ndodhet Bullgaria pasi partia “Ka një popull të tillë” e Sllavi Trifonovit braktisi qeverinë tani është në duart e presidentit Rumen Radev. Ai disa herë paralajmëroi se nëse nuk gjendet zgjidhje dhe s’ka qeveri të re, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Si datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve përmendet 2 tetori.

Qeveria e Kiril Petkov u rrëzua më 22 qershor me 121 vota pro! Kuvendi ka rrëzuar qeverinë në Bullgari duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria pritet të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut për të ecur përpara me negociatat me Bashkimin Evropian. Vendimi u mor 6 muaj pasi koalicioni katërpartiak i Petkov mori detyrën, vetëm për t'u shpërbërë në fillim të këtij muaji lidhur me mosmarrëveshjet mbi shpenzimet buxhetore dhe në lidhje me VETO-n e Bullgarisë. 

kiril petkov rrezohet qeveria ne bullgari zgjedhje te parakohshme ne bullgari

Sondazh

Poll