Aktualitet

VD- “Ik nga këtu se të *** rracën”/ Policia nis procedim penal për “pronarin” e Golemit, kërcënoi pushuesin

Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, ai i është afruar një personi që kishte ngulur karrigen në rërë. 

27 Korrik 2022, 16:46 Nga k.m.
VD- “Ik nga këtu se të *** rracën”/ Policia nis
Foto nga Kavaja

KAVAJË- Një 30-vjeçar nga Kavaja është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi kishte kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, ai i është afruar një personi që kishte ngulur karrigen në rërë. 

"Ta q* rracën, të marr në shpulla. Kaq po të them. Nuk e rruaj për ty, as për telefon, as për asgjë në votë o shoku. Jam trim,”- i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.

MOMENTI ME VIDEO: 

Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjerçarin F. Sh., banues në Kavajë. Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, 30-vjeçari i ka në përputhje me kërkesat ligjore.

policia e tiranës tiranë

Sondazh

Poll