Aktualitet

“Ka ikur në plazh, thuaji ndonjë llaf”/ PËRGJIMET, si i mori paratë gjyqtarja e Elbasanit për të dënuarin

Në bisedat me Musain, kuptohet se Ramollari do të takohet me avokatin Pashaj.

27 Korrik 2022, 16:29 Nga A.B
“Ka ikur në plazh, thuaji ndonjë llaf”/ PËRGJIMET, si
Zamira Vyshka

ELBASAN- Taulant Ramollari, është personi i cili ka ndërmjetësuar me avokatin Ilir Pashaj në mënyrë që ti ulej dënimi të dënuarit Xhulio Musait. Në bisedat me Musain, kuptohet se Ramollari do të takohet me avokatin Pashaj. Ka qënë vetë i dënuari, Musai ai i cili porositi në veçanti Ramollarin që të takojë avokatin dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për të paguar para për daljen e tij nga burgu.

PJESË NGA BISEDA:

Taulant Ramollari: Për atë thuaji Xhenit që fola me avokatin, për punë një jave të kthej përgjigje, nga e hëna biles fare.

Xhulio Musai: Do kthej përgjigje për të dalë apo…(nuk kuptohet).

Ramollari: Po hë do kthej përgjigje se ka ikur ajo tjetra në plazh e ca do bëjmë kupton, Xhenin, se puna jote dihet tani.

Musai: Po atë avokatin tim e takove atë ditë?

Ramollari: Jo.

Musai: Dhe as të nesërmen?

Ramollari: Jo, s’e kam takuar fare unë atë.

Musai: Po dëgjoje ca do të thotë ndonjë llaf ai, kur ta takosh jo tani, po kismet, po ashtu kërkojmë ndonjë gjë, t’i themi.

Ramollari: Po mirë se i them unë, po hajd.

Musai: E di, hyri me gjykim të shkurtuar ai, prandaj.

Ramollari: Mirë pastaj mirë, se do flasim. Ik mos harxho.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, ndodhet me vendim të GJKKO në arrest shtëpie. Në burg ka mbetur avokati Ilir Pashaj, i cili bashkë me gjyqtaren ka marrë para për lirimin e të burgosurit Xhulio Musaj, i cili ka qenë i dënuar për plagosje. Familjarët e tij kanë tentuar t’i ofrojnë para gjyqtares përmes avokatit të tyre mbrojtës, Ilir Pashaj, por ajo nuk e ka pranuar shumën 2 milionë lekë dhe ka kërkuar më shumë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe gjyqtarja ka marrë 4 milionë lekë.

zamira vyshka taulant ramollari ilir pashaj

Sondazh

Poll