Aktualitet

Rikthehet frika në Vlorë, breshëria e plumbave plagos tre persona. Policia: Në ndjekje të autorëve

4 Gusht 2019, 17:51 Nga DOSJA
Rikthehet frika në Vlorë, breshëria e plumbave plagos tre

VLORË– Tre persona kanë mbetur të plagosur pas atentatit të ndodhur në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve kanë qenë dy persona që kanë qëlluar në drejtim të një grupi të rinjsh. Breshëritë e armëve që mendohet të kenë qenë një atentat, ka ndodhur në “Plazhin e vjetër”.

Mësohet se të plagosurit janë Arben Beqiraj , djali i tij  Egert Beqiraj dhe nipi i tij Nesin Hodaj, dhe  janë dërguar me urgjencë në spital. Po ashtu sipas raportimeve të para, bëhet me dije se kanë qenë dy persona ata që kanë hapur zjarr, të cilët më pas janë larguar në drejtim të “Pyllit të Sodës”.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e personave të përfshirë. Policia e Vlorës është vënë në gaditshmëri duket ngitur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit.

Uniformat blu të Vlorës bëjnë me dije se janë vënë në ndjekje të autorëve dhe i kanë identifikuar si E.Xh dhe Sh.L.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiraj bresheri plumbash egert beqiraj nesim hodaj plagosje ne vlore plazhi i vjeter policia e vlores arben beqiraj bresheri plumbash egert beqiraj nesim hodaj plagosje ne vlore plazhi i vjeter policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2019, 11:10

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilson Beqiraj dhe Edmond Gecaj,të dy të arrestuar për gjobë...