Aktualitet

I rrezikohej jeta në Karaburun, forcat “Delta” shpëtojnë turistin italian

4 Gusht 2019, 17:32 Nga DOSJA
I rrezikohej jeta në Karaburun, forcat “Delta”

VLORË- Një turist italian është shpëtuar sot në brigjet e Karaburunit, pasi rrezikohej të mbytej. Pas marrjes së sinjalit, ka ndërhyrë në kohë Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta”, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të turstit 59-vjeçar.

“Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Policia në njoftimin për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore

Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat delta mbytja e pushuesve policia e vlores shpetohet turisti forcat delta mbytja e pushuesve policia e vlores shpetohet turisti

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2019, 11:10

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilson Beqiraj dhe Edmond Gecaj,të dy të arrestuar për gjobë...