Bota

Sulmohen fizikisht dy ish-ministrat maqedonas në paraburgimin

22 Shkurt 2019, 19:41 Nga DOSJA
Sulmohen fizikisht dy ish-ministrat maqedonas në paraburgimin

Dy ish-ministrat e qeverisë Gruevski ,Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski janë sulmuar fizikisht në paraburgim në Shutkë. Sulmi ka ndodhur nga një i burgosur tjetër gjatë orës së shëtitjes.

Lëndimet e marra janë të lehta dhe bëhet me dije se dy ish-ministrat kanë marrë ndihmën e parë. Mendohet se kjo mund të jetë e inskenuar që ish-ministrat të dalin me arrest shtëpie, kurse të tjerë e shohin si agresion të pastër. Ndërkohë drejtori i burgut mori përsipër përgjegjësinë duke dhënë dorëheqjen.

Mile Janakieski, ish-ministër i Transportit, dhe Spiro Ristovski, ish-ministër i Arsimit, janë arrestuar për ngjarjet e 27 prillit 2017-të, kur u sulmua Parlamenti i vendit fqinj dhe u dhunua kryeministri Zoran Zaev.

Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka bërë një deklaratë ku ka dënuar dhunën në burg.

s.a/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mile janakieski spiro ristovski sulmi ndaj dy ish-ministrave mile janakieski spiro ristovski sulmi ndaj dy ish-ministrave

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2019, 11:45

Tërmeti 7.5 ballë godet Ekuadorin

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë pak të populluar 139 milje (224 km) në juglindje të qytetit të Ambato. Tërmeti filloi të ndihej në një thellësi prej 132 ...