Bota

Keqkuptoi fjalët e pasagjerit, stjuarti ngre alarmin për bombë në aeroportin e Venecias

Alarmi u dha nga një stjuart i linjës ajrore Ryanair me destinacion Vjenën, i cili u bllokua menjëherë në pistën e aeroportit Marco Polo të Venecias. Skuadrat e policisë për bomba shkuan në pistë për kontrolle dhe zjarrfikës ku më pas rezultoi se ishte alarm i rremë.

27 Korrik 2022, 11:10 Nga d.a.
Keqkuptoi fjalët e pasagjerit, stjuarti ngre alarmin për bombë
Avion

ITALI- Ishte një keqkuptim mes fjalëve të një pasagjeri dhe një stjuarti që shkaktoi alarmin për bombë pasditen e djeshme për një fluturim të Ryanair që nisej nga Venecia për në Vjenë. 

Sipas mediave vendase, alarmi u dha nga një stjuart i linjës ajrore Ryanair me destinacion Vjenën, i cili u bllokua menjëherë në pistën e aeroportit Marco Polo të Venecias. Skuadrat e policisë për bomba shkuan në pistë për kontrolle dhe zjarrfikës ku më pas rezultoi se ishte alarm i rremë.

Në bordin e avionit kishte 157 pasagjerë plus gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Shumica e turistëve u zbarkuan dhe sollën kaos brenda aeroportit. Aeroporti u bllokua gjatë operacioneve të kontrollit dhe vonesat që u akumuluan si në nisje ashtu edhe në mbërritje në 'Marco Polo' në Tessera ishin të pashmangshme.

avioni ryanair aeroporti marco polo

Sondazh

Poll