Aktualitet

Gjendet i pajetë 22-vjeçari në Durrës, Policia: Dyshohet se i ka rënë infarkt

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

26 Korrik 2022, 15:24 Nga A.B
Gjendet i pajetë 22-vjeçari në Durrës, Policia: Dyshohet
Ambulance

DURRËS- Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në bregdetin e Durrësit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme. I pajetë ka mbetur personi me inicialet L.C.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 22-vjecari ne durres durres

Sondazh

Poll