Bota

Tërbohen britanikët, Spanja iu kërkon të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë gjatë pushimeve

Spanja ka vendosur një ligj të ri për turistët britanikë. Turistët duhet të deklarojnë gjendjen e tyre bankare nëse ata vërtetë kanë para të mjaftueshme për të përballuar udhëtimin e tyre në Spanjë.

25 Korrik 2022, 21:56 Nga s.s
Tërbohen britanikët, Spanja iu kërkon të dëshmojnë
Spanjë

SPANJË- Spanja ka marrë një vendim të ri ku thuhet se turistët nga Britania duhet të deklarojnë se kanë para të mjaftueshme për të shijuar vizitën e tyre në Spanjë, të cilët duhet të sigurojnë edhe dy dëshmi të tjera si akomodimi dhe biletë avioni.

Pasi janë informuar me vendimin se duhet të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë kur udhëtojnë në Spanjë gjatë verës, britanikët kanë reguar të “tërbuar” në rrjetet sociale.

Lëvizja është pritur me reagime të kundërta nga agjencitë e udhëtimit, me shumë që argumentojnë se Mbretëria e Bashkuar kontribuon jashtëzakonisht shumë në sektorin spanjoll të turizmit.

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu kritikuan politikat e ashpra.

Një person shkroi: “Le të shohim se ku do ta marrin turizmin e tyre tani nëse njerëzit zgjedhin vende të tjera, shpresoj që Spanja të ketë fat të mirë!”.

Një tjetër person ngriti pyetjen: “A është edhe e zbatueshme kjo? Për të kontrolluar nëse keni të paktën 600 £ për të shpenzuar, ata do të duhet të kontrollojnë gjendjen tuaj bankare”.

spanje britaniket britani

Sondazh

Poll