Bota

"Çmenden" majmunët në Japoni, plagosin 42 persona, nëna e një vajze të vogël rrëfen tmerrin

Ndonëse lëndimet e shkaktuara nga sulmet e majmunëve kanë qenë të lehta deri më tani, autoritetet lokale tani po vendosin armë qetësuese pasi deri më tani nuk kanë arritur të kapin asnjë nga “rebelët”.

25 Korrik 2022, 17:32 Nga e.k
"Çmenden" majmunët në Japoni, plagosin 42 persona,
Makakët japonezë

JAPONI- Të paktën 42 persona kanë mbetur të plagosur në një qytet japonez nga sulmet e majmunëve, ku sipas mediave të huaja dyshohet që autori të jetë një i vetëm.

Prania e makakëve është e zakonshme në zona të mëdha të Japonisë, por ato shkaktojnë probleme të mëdha duke pushtuar shtëpitë dhe duke shkatërruar të korrat, të cilat i hanë. Megjithatë, frekuenca e sulmeve të majmunëve është e pazakontë në qytetin japonez perëndimor Yamaguchi, ku ata gërvishtin dhe kafshojnë viktimat e tyre, duke plagosur gjithçka, nga të miturit tek fëmijët, siç bëjnë në vende të tjera të botës, si në Indi.

Ndonëse lëndimet e shkaktuara nga sulmet e majmunëve kanë qenë të lehta deri më tani, autoritetet lokale tani po vendosin armë qetësuese pasi deri më tani nuk kanë arritur të kapin asnjë nga “rebelët”.

Nëna e një foshnjëje tha për një televizioon lokase se ishte duke pastruar në shtëpi kur dëgjoji zhurmën dhe të qarat e fëmijës.

“Unë isha duke pastruar me fshesë korrenti në dhomën e ndenjes dhe dëgjova zhurmën e foshnjës sime duke qarë me zë të lartë. Kur hyra për të parë, ishte një majmun që e tërhiqte foshnjën përtokë dhe donte të largohej", tha ajo. 

Autoritetet e qytetit nuk janë ende të sigurt nëse sulmet janë vepër e shumë majmunëve, apo vetëm një kafshe agresive. Sulmuesit u panë në disa raste duke përfituar nga dyert e hapura ose duke u futur nëpër dritare në shtëpi. Që nga sulmet e para në fillim të muajit, patrullimet nga zyrtarët dhe policia janë shtuar pa rezultat deri më tani.

japoni

Sondazh

Poll