Bota

Lavrov i prerë: Marrëveshja për grurin nuk na ndalon të sulmojmë infrastrukturën ushtarake në Ukrainë

Ai tha në një konferencë shtypi se nuk kishte asgjë në marrëveshjen e grurit të nënshkruar nga Rusia që e pengon atë nga vazhdimi i sulmit ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë.

25 Korrik 2022, 17:24 Nga e.k
Lavrov i prerë: Marrëveshja për grurin nuk na ndalon të
Sergei Lavrov

RUSI-  Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se nuk ka pengesa për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, pasi Kievi dhe Moska ranë dakord për një marrëveshje për zhbllokimin e dërgesave javën e kaluar.

Lavrov tha se sulmet me raketa ruse të kryera të shtunën në portin kryesor të Ukrainës të Odesës, kishin për qëllim infrastrukturën ushtarake, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha në një konferencë shtypi se nuk kishte asgjë në marrëveshjen e grurit të nënshkruar nga Rusia që e pengon atë nga vazhdimi i sulmit ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë.

Lavrov po zhvillon një turne diplomatik në Afrikë, gjatë të cilit do të vizitojë disa vende në një përpjekje për të forcuar lidhjet e Moskës me kontinentin. Shumë vende afrikane importojnë drithë ruse dhe, gjithnjë e më shumë, energji, por gjithashtu blejnë ushqime nga Ukraina. 

 

rusi ukraine sergei lavrov

Sondazh

Poll