Bota

Presidenti i Guatemalës viziton Kievin, Zelenskyy: Kjo është vizita e parë e një lideri të Amerikës Latine në 12 vitet e fundit

Ndërkohë Zelensky me anë të një postimi në Telegram shkruan se kjo është vizita e parë e një lideri të Amerikës Latine në Ukrainë, jo vetëm që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi, por në 12 vitet e fundit.

25 Korrik 2022, 20:08 Nga e.k
Presidenti i Guatemalës viziton Kievin, Zelenskyy: Kjo është
Volodymyr Zelenskyy dhe Alejandro Giammattei

UKRAINË- Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, takoi sot homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë misionit të tij në Ukrainë, ku vizitoi, përveç kryeqytetit, edhe qytetet Bucha, Irpín dhe Borodianka, në periferi të Kievit, dhe ku ai përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë Zelensky me anë të një postimi në Telegram shkruan se kjo është vizita e parë e një lideri të Amerikës Latine në Ukrainë, jo vetëm që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi, por në 12 vitet e fundit.

"Gëzohem që mirëpres Presidentin e Guatemalës Alejandro Giammattei në Kiev! Kjo është vizita e parë e një lideri nga Amerika Latine në Ukrainë jo vetëm që nga 24 shkurti, por edhe në 12 vitet e fundit. Ne do të zhvillojmë negociata të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. marrëdhëniet mes vendeve tona”, tha Zelensky.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll