Bota

Djali i Jakup Krasniqit i jep fund beqarisë, e motra bën urimin e ndjerë: “Me babin afër e në zemër”, festojmë edhe për ty

Motra e tij, Gresë Krasniqi shprehu dhimbjen që i ati nuk ndodhet sot pranë tyre, po fatmirësisht do të shohë ceremoninë në orën 4 falë teknologjisë.

25 Korrik 2022, 18:44 Nga e.k
Djali i Jakup Krasniqit i jep fund beqarisë, e motra bën urimin e
Altin Krasniqi dhe Jakup Krasniqi

KOSOVË- Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, sot do t’i jep fund beqarisë. Ai do të martohet me Elizabetë Sylaj. 

Motra e tij, Gresë Krasniqi shprehu dhimbjen që i ati nuk ndodhet sot pranë tyre, po fatmirësisht do të shohë ceremoninë në orën 4 falë teknologjisë.

“Ne tavolinën e dashnisë do të mungosh ti Babi, njeriu më i rëndësishëm në jetët tona por ne do të festojmë edhe për ty,” – shkroi vajza e tij.

Jakup Krasniqi po akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Hagë. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty

 

jakup krasniqi

Sondazh

Poll