Bota

Belgjika akuzon Kinën për sulme kibernetike kundër ministrive federale

Një sulm kibernetik shkatërroi një pjesë të rrjetit kompjuterik të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo bëri që anëtarët e stafit të mos ishin në gjendje të dërgonin e-mail.

25 Korrik 2022, 13:18 Nga s.s
Belgjika akuzon Kinën për sulme kibernetike kundër ministrive
Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Z. Li Hongzhong, Sekretar i Komitetit Provincial i Kinës

BELGJIKË- Ministria e Punëve të Jashtme belge ka akuzuar hakerët kinezë për kryerjen e sulmeve kibernetikepër 4-javë  kundër Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të marrin masa të nevojshme për të hetuar situatën.

Ministria e Punëve të jashtme deklaroi: “Belgjika dënon rreptësisht këto sulme kibernetike keqdashëse, të cilat bien ndesh me standardet e sjelljes së përgjegjshme shtetërore të miratuara nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara”.

Sulmet kibernetike kundër qeverisë belge “kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në sovranitetin e shtetit, demokracinë, sigurinë dhe në shoqërinë e tyre”. Hakerët kinezë kanë akses në Ministrinë e Brendshme për dy vite, ndërsa sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2021 rezultuan që rrjeti i saj i internetit të shkëputej për javë të tëra, ku stafi i saj të mos kishte internet dhe mundësi për të komunikuar përmes e-mail. Mediat belge kanë akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për një protokoll të pamjaftueshëm të sigurisë kibernetike pasi bleu qindra pajisje wifi Huawei në fillim të vitit 2022, raporton brusselstimes.com

Pajisjet Huawei konsiderohen si një kërcënim sigurie në disa qeveri të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe në Britani, duke vendosur të ndalojnë kompaninë së punuari në shpërndarjen e saj së platformës 5G për shkak të shqetësimeve të shkeljeve të sigurisë nga Kina. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes Belge ka blerë pajisje për mbikëqyrjen e videove nga kompanitë kineze, Hikvision dhe Dahua, të cilat kanë difekte në sistemin e tyre dhe mund të jenë të lehta për t’u hakuar.

belgjike kine

Sondazh

Poll