Evropa në krizën më të thellë pa "Super Marion"
Mario Draghi Nga Protothema Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 25 shtator, kundër traditave të saj politike të mb...
Pjesa më e madhe e emigrantëve, 674 prej tyre u gjetën në një varkë peshkimi rreth 200 km larg brigjeve të Kalabrisë, të tjerët u gjetën në ujë.
ITALI- Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brigjet jugore të Italisë. Në një njoftim të rojes bregdetare italiane të dielën thuhej se në mesin e emigrantëve u gjetën edhe pesë trupa të pajetë. Ky zhvillim vjen ndërsa flukset e emigrantëve që kalojnë Mesdheun po rriten për shkak të kushteve më të favorshme në udhëtimit në det.
Pjesa më e madhe e emigrantëve, 674 prej tyre u gjetën në një varkë peshkimi rreth 200 km larg brigjeve të Kalabrisë, të tjerët u gjetën në ujë.
Emigrantët u dërguan sot herët në mëngjes në Siçili dhe Kalabri ndërsa pesë trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit siçilian, Mesina.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme të Italisë më shumë se 34,000 azilkërkues dhe migrantë kanë mbërritur në Itali prej fillimit të vitit, nga rreth 25,500 që u shënuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vendet mesdhetare kanë pritur më shumë se 150,000 emigrantë këtë vit, në një kohë kur mungesa e ushqimit shkaktuar nga konflikti në Ukrainë kërcënon një valë të re emigrantësh nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Të dielën në mëngjes, një anije me flamur norvegjez “Ocean Viking” vuri re një gomone të mbipopulluar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Libisë dhe shpëtoi 87 persona, mes tyre 57 fëmijë të pashoqëruar.
Një ditë më parë, anija gjermane “Sea-Watch” shpëtoi mbi 400 emigrantë, që udhëtonin me katër varka të mbipopulluara, mes tyre disa fëmijë të vegjël dhe dy gra shtatzëna.
Në Lampeduzë, rreth 750 emigrantë kanë zbarkuar sot dhe dje duke futur në vështirësi qendrën e pritjes së emigrantëve në ishull, e cila trajton mbi 1000 vetë./VOA/
Mario Draghi Nga Protothema Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 25 shtator, kundër traditave të saj politike të mb...
Policia maqedonase MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Publike ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Shkupi, i cili ka tentu...
Sunak dhe Truss BRITANI- Rishi Sunak dhe Liz Truss u përplasën të dielën për politikën e imigracionit, pa...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ukraina parashikon se do të rimarrë rajonin jugor të Khersonit deri në shtator ku Sergiy Khlan, një...
Mianmar MINAMAR- Junta e Mianmarit ka ekzekutuar katër të burgosur, duke përfshirë një ish-deputete nga partia e Aung San Suu...
Bahamas BAHAMAS- Një aksident ka ndodhur në brigjet e Bahamas, ku 17 emigrantë vdiqën dhe 25 u shpëtuan kur një varkë me...
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Ku...
Foto Ilustruese BRITANI- Në mosmarrëveshjen mbi rregullat e Brexit-it për provincën britanike të Irlandës së Veriut, Kom...
Mark Milley SHBA- Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria kineze po bëhet gjithnjë e më agresive. Shefi i Shtabit t&...
Lavrov KAJRO – Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov gjendet në Kajro për bisedime të dielën me zyrtarët egjiptianë...