Bota

VIDEO/ Roboti i shahut i thyen gishtin një djali shtatëvjeçar gjatë turneut Open Moskë

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon robotin duke marrë një nga pjesët e djalit. Djali më pas bën lëvizjen e tij dhe roboti i kap gishtin.

25 Korrik 2022, 11:23 Nga d.a.
VIDEO/ Roboti i shahut i thyen gishtin një djali shtatëvjeçar
Foto ilustruese

RUSI- Një robot, i krijuar për të luajtur shah, theu gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një ndeshje shahu në Moskë javën e kaluar, raportojnë mediat ruse.

Roboti theu gishtin e fëmijës. Kjo është sigurisht e keqe", tha për agjencinë e lajmeve Tass, Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës. 

Sipas Guardian, një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon robotin duke marrë një nga gurët e djalit. Djali më pas bën lëvizjen e tij dhe roboti i kap gishtin.

Katër të rritur nxitojnë për të ndihmuar djalin, i cili përfundimisht lirohet dhe largohet. Lazarev tha se makina kishte luajtur shumë ndeshje të mëparshme pa incidente. Djali ishte në gjendje të përfundonte ditët e fundit të turneut në një cast, raporton Tass.

sergey lazarev roboti thyen gishtin e 7-vjecarit

Sondazh

Poll