Bota

Zgjedhjet në Brazil: Bolsonaro nis fushatën zgjedhore, sondazhet e tregojnë shumë poshtë rivalit të tij

Mijëra mbështetës të presidentit të ekstremit të djathtë u mblodhën në një stadium në Rio de Zhaneiro, ku ai u emërua. Ai premtoi të mbajë një program të mirëqenies që bën pagesa në para për brazilianët më të varfër.

25 Korrik 2022, 11:28 Nga d.a.
Zgjedhjet në Brazil: Bolsonaro nis fushatën zgjedhore, sondazhet e
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes, edhe pse ndodhet pas rivalit të tij kryesor në sondazhet e opinionit publik.

Sipas BBC, mijëra mbështetës të presidentit të ekstremit të djathtë u mblodhën në një stadium në Rio de Zhaneiro, ku ai u emërua. Ai premtoi të mbajë një program të mirëqenies që bën pagesa në para për brazilianët më të varfër.

Gjatë mitingut në stadiumin Maracanãzinho, Bolsonaro u tha mbështetësve të tij: "Ushtria është në anën tonë. Është një ushtri që nuk e pranon korrupsionin, nuk e pranon mashtrimin”,- u tha Bolsonaro mbështetësve të tij gjatë mitingut në stadiumin Maracanãzinho.

Gjenerali Walter Braga Netto, ish-ministër i mbrojtjes, është emëruar si kandidati për zëvendëspresident i zotit Bolsonaro.

Rivali i tij i krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, është i njohur gjerësisht për politikat e tij për të nxjerrë njerëzit nga varfëria. Kandidatura e zotit Bolsonaro u miratua zyrtarisht nga Partia e tij Liberale e krahut të djathtë. Zgjedhjet do të mbahen më 2 tetor.

Lula, i cili më parë shërbeu si president nga 2003-10, u emërua zyrtarisht nga Partia e Punëtorëve të krahut të majtë të enjten. Disa sondazhe sugjerojnë se ai kryeson Bolsonaro deri në 20 pikë përqindjeje.

jair bolsonaro zgjedhjet ne brazil luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll