Lufta në Ukrainë/ Hetuesi rus thotë se 92 ukrainas janë të akuzuar për krime lufte
Alexander Bastrykin RUSI- Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njer&eu...
Gjatë një interviste për Blic, ambasadori amerikan e ka vënë në pah faktin që Serbia është i vetmi vend në Evropë që s’ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
SERBI- Serbia e ka veç një mundësi, të kthehet kah perëndimi, ka thënë të hënën ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.
Gjatë një interviste për Blic, ambasadori amerikan e ka vënë në pah faktin që Serbia është i vetmi vend në Evropë që s’ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
Rusia më 24 shkurt e ka nisur agresionin e saj ndaj Ukrainës. Perëndimi e ka dënuar përpjekjen, madje edhe Serbia e ka mbështetur sovranitetin territorial të Ukrainës, por pa veprime praktike, pra sanksione s’ka vendosur.
“Do të doja të shihja një qeveri që është e aftë t’i kapërcejë këto sfida dhe që dëshiron të shkojë drejt Perëndimit. Është shumë e qartë se populli i Serbisë e zgjodhi këtë”, tha Hill.
Serbia ka pasur kërkesë direkte nga perëndimi për të lëvizur në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, përkundër kësaj ambasadori amerikan ka thënë se “s’mund të ndërhyë dot në vendimet e qeverive”.
“Unë nuk ndërhyj në zgjedhjet e qeverive, përfaqësoj SHBA-në. Nëse dikush më pyet për mendimin tim, unë them atë që sapo ju thashë, por jo kush duhet të jetë anëtar i qeverisë”, ka thënë ai.
Një përafërim fetar, kulturor e gjeopolitik mes Rusisë e Serbisë është dëshmi historike. Përkundër kësaj, Serbia është në negociata me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por përballet me një kërkesë, ta njohë Kosovën shtet, e pikërisht Serbia për të mos e zbatuar këtë kërkesë e ka aleat Kremlinin, kundër Kosovës. /Express./
Alexander Bastrykin RUSI- Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njer&eu...
Jair Bolsonaro BRAZIL- Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes, edhe pse ndodhet pas rivalit t&eum...
Foto ilustruese RUSI- Një robot, i krijuar për të luajtur shah, theu gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një n...
Policia greke GREQI- Një 22-vjeçar i komunitetit rom është dërguar në spital pak pas orës 18:00 të pasdites s&eum...
gruaja e plagosur SHBA- Një grua u plagos sot ndërsa po notonte shumë pranë një foke deti në një zonë të rreth...
Stella Kyriakides BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të nisin përgatitjet për valën e re të pandemis&e...
emigrant ITALI- Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brigjet jugore të Italisë. Në një njoftim t&...
Mario Draghi Nga Protothema Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 25 shtator, kundër traditave të saj politike të mb...
Policia maqedonase MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Publike ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Shkupi, i cili ka tentu...
Sunak dhe Truss BRITANI- Rishi Sunak dhe Liz Truss u përplasën të dielën për politikën e imigracionit, pa...