Sport

Transferimi i Dybala-s çmend tifozët e Romës, argjentinasi thyen rekordin e Ronaldos për fanellat e shitura

Ardhja e Dybala te Roma ka rritur ndjeshëm nivelin teknik të skuadrës, por në mënyrë të pashmangshme po rezulton të jetë një operacion i madh marketingu

24 Korrik 2022, 11:53 Nga DOSJA

Transferimi i Dybala-s çmend tifozët e Romës, argjentinasi

ITALI- Ardhja e Dybala te Roma ka rritur ndjeshëm nivelin teknik të skuadrës, por në mënyrë të pashmangshme po rezulton të jetë një operacion i madh marketingu. Në fakt, që nga dita e zyrtarizimit të argjentinasit, tifozët kanë vrapuar menjëherë në dyqanet zyrtare për të siguruar fanellën me numrin 21 që Joya do të veshë në aventurën e re. Të dhënat e mbërritura nga Roma janë të pabesueshme.

Gjatë ditës së parë të shitjeve është kaluar rekordi i mbajtur nga Ronaldo kur u transferua te Juventus. Fanella e portugezit në atë kohë është shitur 520 mijë herë brenda ditës, por sipas medias italiane, Dybala e ka thyer këtë rekord duke shitur 535 mijë fanella brenda ditës te Roma. “Nga mëngjesi i sotëm nuk jemi ndalur për asnjë moment – tha për Corriere dello Sport një shitëse në një nga dyqanet e Romës – ne nuk kemi bërë gjë tjetër veçse po printojmë fanellat e Dybala-s. Nuk lëvizëm asnjëherë, vinim me radhë për të shpejtuar punën.

Dhe u detyruam të na dërgonin edhe letra të tjera”. Tregime dhe numra që përcjellin në mënyrë të përsosur idenë se sa thelbësor ishte grushti i shtetit të Dybala për Romën edhe nga pikëpamja tregtare dhe marketingu. Për tifozët ai tashmë është një idhull, tani i takon Joya-s të shpërblejë besimin e tyre në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

dybala roma

Sondazh

Poll