Aktualitet

I vuri zjarrin tokës së tij por shkrumboi ullinjtë e fqinjëve, vihet nën hetim 50-vjeçari në Lushnje

Ai dyshohet se në momentin kur i ka vënë zjarrin tokës së tij për të djegur barërat e këqinj zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur sipërfaqe toke me ullinj të cilët ishin në pronësi të fqinjëve. 

24 Korrik 2022, 11:02 Nga e.k
I vuri zjarrin tokës së tij por shkrumboi ullinjtë e
Pamje nga toka e djegur

LUSHNJE- Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet I.S do të hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Fierit. Ai dyshohet se në momentin kur i ka vënë zjarrin tokës së tij për të djegur barërat e këqinj zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur sipërfaqe toke me ullinj të cilët ishin në pronësi të fqinjëve. 

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnjë/ I vuri zjarrin tokës së tij, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohet penalisht autori.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 50 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M.

lushnje

Sondazh

Poll