Aktualitet

HARTA LIVE! Dita më e nxehtë e verës, termometri shënon 41°C, 2 vatra zjarri ende aktive

Deri në orët e mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë. Por pas mesdite pritet të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

24 Korrik 2022, 07:11 Nga d.a.
HARTA LIVE! Dita më e nxehtë e verës, termometri shënon
Moti

TIRANË- Territorri shqiptar vijon të jetë në ndikimin e valës së nxehtë e cila ndodhet në territor prej disa ditësh, duke sjell temperatura ekstremisht të larta në të dy vlerat ekstremale ditore.

Deri në orët e mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë. Por pas mesdite pritet të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

 

Ndërkohë 2 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 te mëngjesit nga Forcat e Armatosura, e po ashtu Lushnje, në kodrat e Karbunarës. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra zjarri. Por fatmirësisht shumica e tyre janë shuar në kohë duke minimizuar dëmet.

Që prej ditës së djeshme vazhdon prania e zjarreve në territorin e Karbunarës, pasi janë djegur me dhjetëra e qindra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut. Deri më tani raportohet të jenë djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre.

Temperaturat e ajrit sot do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

moti 24 korrik 2022 moti sot

Sondazh

Poll