Aktualitet

(EMRI) Aksident në Milot-Thumanë, trafikndarësja çan në dysh mjetin, shoferi në gjendje të rëndë, humb njërën këmbë

Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

24 Korrik 2022, 08:51 Nga e.k
(EMRI) Aksident në Milot-Thumanë, trafikndarësja çan
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Serxhio Hysa 30 vjeç që drejtonte mjetin mësohet se ka marrë dëmtime të shumta dhe ka humbur njëren këmbë, ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.

(EMRI) Aksident në Milot-Thumanë, trafikndarësja çan

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin. Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

milot thumane

Sondazh

Poll