Aktualitet

Rrezikoi të mbytej,6-vjeçarja çohet me urgjencë në spital, si është gjendja e saj shëndetësore

6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

23 Korrik 2022, 20:46 Nga k.m.
Rrezikoi të mbytej,6-vjeçarja çohet me urgjencë në
Foto ilustruese

VLORË- Një e mitur, 6 vjeç, ka rrezikuar që të mbytet pasditen e sotme në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-njofton Policia.


vlore

Sondazh

Poll