Aktualitet

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Poliçan, Policia: Janë të qëllimshme

Burime të MZSh Poliçan bëjnë me dije se zjarret kanë qënë të qëllimshme për hapje kullotash.Megjithëse është dita e tretë dhe dëmet në pyje me pisha e shkurre janë të konsiderueshme asnjë autor apo i dyshuar nuk është vënë në pranga

24 Korrik 2022, 08:43 Nga e.k.
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Poliçan,
Pamje nga vatra e zjarrit

POLIÇAN- Kanë kaluar 3 ditë dhe vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktivenë njësinë  adiminstarative Tërpan të bashkisë së Poliçanit. Sot zjarri është shfaqur në fshatin Paraspuar, vatra e re e zjarrit ishte shfaqur në orët e para të mëngjesit ditës djeshme por flakët kanë përpirë me shpejtësi shkurre e pisha duke iu afruar banesave të fshatit. Kanë qenë banorët të fshatrave të cilët të alarmuar kanë njoftuar MZSh Poliçan duke filluar vet fillimisht dhe duke iu  bashkuar forcave të zjarrfikseve të Poliçanit.

Pas disa orësh në luftë me flakët zjarri është vën nën kontroll rreth mesanatës.

Burime të MZSh Poliçan bëjnë me dije se zjarret kanë qënë të qëllimshme për hapje kullotash.Megjithëse është dita e tretë dhe dëmet në pyje me pisha e shkurre janë të konsiderueshme asnjë autor apo i dyshuar nuk është vënë në pranga

 

berat polican zjarret ne vend

Sondazh

Poll