Aktualitet

Atentati në Milot/ Elton Qyno jep detaje: U qëlluan 108 plumba blindshpues, Brahimin e 'shpëtoi' mjeti

Elton Qyno tha se autorët kishin informacione të sakta se ku po shkonin, kë kishin në shënjestër dhe si do e kryenin ekzekutimin.

23 Korrik 2022, 20:04 Nga k.m.
Atentati në Milot/ Elton Qyno jep detaje: U qëlluan 108 plumba
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e mbrëmjes së djeshme në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, ndërsa u plagos Ylli Brahimi. Në një intervistë për RTV Ora, Qyno tha se autorët kishin informacione të sakta se ku po shkonin, kë kishin në shënjestër dhe si do e kryenin ekzekutimin.

“Autorët kishin informacion të sakt ë mbi vendin se ku lëviznin dy persona, si Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Njëkohësisht kishin informacion se me çfarë makine lëviznin dhe njëkohësisht kishin informacion se në vendin ku ata jetonin kamerat nuk punonin. Ka qenë makina e blinduar që i ka shpëtuar jetën Ylli Brahimit, pasi ishte në makinë. U gjuajtën 108 plumba, këtë lloj intensiviteti e kam parë në Vlorë. Por edhe dje në Fushë Krujë dhe dje në Milot. Autorët kishin siguruar plumba blind shpues dhe synin që të shponin brenda. Të dy viktima kishin dosje penale në Policinë. Por duhej ndërhyrje sepse mund të kishte edhe viktima të pafajshme. Kruja dhe Fushë Kruja janë si "dyqan" vrasësish me pagesë,”-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

elton qyno atentat ne milot

Sondazh

Poll