Sport

VD/ Haaland ishte ‘bubullima’, i mjaftuan 12 minuta për të treguar se çfarë di të bëjë. Bayern gjunjëzohet përballë Cityt

Pak minuta pas golit të norvegjezit për Cityn, miqësorja kundër Bayernit, u pezullua për shkak të një stuhie elektrike, për të rifilluar pas 40 minutash…

24 Korrik 2022, 06:50 Nga DOSJA

VD/ Haaland ishte ‘bubullima’, i mjaftuan 12 minuta për të

SHBA - Erling Braut Haaland ishte 'bubullima' për Mnchester Cityn. Atij iu deshën vetëm 12 minuta në fushën e ‘Lambeu Field’ në Green Bay, për të shënuar golin e tij të parë me fanelën e Manchester Cityt, i cili kaloi në epërsi dhe fitoi 1-0, pak para se një stuhi të ndërpriste miqësoren e tyre kundër Bayern Munich.

Në prag të kësaj ndeshjeje, kërcënimi i një stuhie, kishte detyruar që starti i miqësores të vonohej me 20 minuta, ndaj dueli nisi në orën 1:20 të mëngjesit me orën europiane. Ky ishte edhe momenti kur Haaland u pa për herë të parë me fanelën Cityt, i shoqëruar nga krahët, me Grealish dhe Mahrez.

Me dy lojtarët e tij në sulm, ai bëri disa veprime pa shumë rrezik në fazat e hershme të ndeshjes, në të cilat Bayern mund të kishte kaluar në epërsi, por goli i Gnabry nga pasimi i Müller, u anulua.  Ndërkohë, City bëri një lojë të shkëlqyer me këmbët e De Bruyne, i cili e la Grealish në të majtë, në mënyrë që anësori anglez të lëshojë pasimin e vdekjes në zonën e vogël, ku Haaland tashmë priste të bënte 0-1. Ishte minuta e 12-të e ndeshjes.

Dy minuta pas golit të norvegjezit, miqësorja u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike dhe mundi të rifillonte vetëm pas 40 minutash. Të dy ekipet në vazhdim kryen mjaft zëvendësime, por rezultati 1-0 për Manchester Cityn nuk ndryshoi, në një miqësore ku pas rifillimit të dy ekipet ranë dakort për të luajtur vetëm 80 minuta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll