Bota

Përkeqësohet situata me Covid-19 në Kosovë, 4 të vdekur e mbi 1 mijë e 400 të infektuar

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, ku përmes një infografike të publikuar në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat e deritanishme.

23 Korrik 2022, 13:42 Nga d.a.
Përkeqësohet situata me Covid-19 në Kosovë, 4 të vdekur
Covid ne Kosove

KOSOVË- Katër humbje jete dhe 1 mijë e 400 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, një shifër kjo që shënon një rritje të ndjeshme të të infektuarve.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, ku përmes një infografike të publikuar në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat e deritanishme. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 700 mostrave.

Përkeqësohet situata me Covid-19 në Kosovë, 4 të vdekur
Te dhenat

Që nga dje janë shëruar 1 mijë 219 pacientë, derisa numri i rasteve aktive në total ka arritur në 9 mijë e 408.

koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll