Bota

"E kam babën prokuror", zbulohet identiteti i gruas që kërcënoi kalimtaren në Prishtinë, i ati jeton në diasporë

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, tha se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

23 Korrik 2022, 13:26 Nga d.a.
"E kam babën prokuror", zbulohet identiteti i gruas që
pamje nga sherri

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka identifikuar gruan, e cila në një video shihej në makinë dhe dëgjohet duke bërtitur dhe kërcënuar një kalimtare duke i thënë se e ka babain prokuror.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, tha se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Ajo konfirmoi se bëhet fjalë për Valentina Aliu dhe se babai i vajzës nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi por jeton në diasporë.

“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identiti i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ndaj saj pritet të jepet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje. Për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili përmes një postimi në Facebook, tha sesjelljet e vajzës janë të papranueshme. Ai ka shtuar që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai.

Një qytetare nga Prishtina ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha. Shoferja e ka ofenduar rëndë dhe e ka kërcënuar gruan që për pak i mori jetën. Në një moment, vajza dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror.

“Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”, dëgjohet ajo.

laureta ulaj vajza ne prishtine

Sondazh

Poll