Bota

Zjarr në Berovë të Maqedonisë së Veriut, forca të shumta zjarrfikësish dhe banorët ndihmojnë në shuarjen e vatrës

Sipas komandatit të njësisë së Zjarrfikësve Sashko Rumenovski, tashmë flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre.

23 Korrik 2022, 13:03 Nga d.a.
Zjarr në Berovë të Maqedonisë së Veriut, forca të
zjarr ne Berove

MAQEDONIA E VERIUT- Temperaturat e larta dhe vatrat e zjarrit nuk kanë kursyer as vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, ku prej dy ditësh vijojnë flakët në zonën e Beovës.

Sipas komandatit të njësisë së Zjarrfikësve Sashko Rumenovski, tashmë flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre.

“Për të shkurtuar kohën e mbushjes së ujit nga liqeni i Berovës, në fshatin Budinarci, është vendosur një pishinë e improvizuar, nga ku helikopteri do të mbush ujë për intervenim më të shpejtë”, tha Rumenovski.

Në zonë ka forca të shumta zjarrëfikësish që po ndihmojnë në kontrollin e flakëve si dhe banorët e zonës që po marrin pjesë së shuarjen e tij.

Sipas vlerësimeve paraprake, deri më tani zjarri ka përfshirë një pyll të lartë dushku dhe ahu me sipërfaqe prej 50 hektarësh.

zjarr ne maqedonine e veriut sashko rumenovski

Sondazh

Poll