Politike

Menaxhimi i parkut të Butrintit, Yuri Kim merr në mbrojtje AADF: S'ka përfitim, kemi investuar 100 mln $

Ambasadorja Yuri Kim shkruan se AADF nuk ka asnjë përfitim me menaxhimin e Butrintit, duke shtuar se në fakt kanë investuar në vendin tonë 100 milionë dollarë.

22 Korrik 2022, 17:42 Nga k.m.
 
Menaxhimi i parkut të Butrintit, Yuri Kim merr në mbrojtje AADF:
Yuri Kim

TIRANË- Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka kaluar në Kuvend. Sot, për herë të parë lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim shkruan se AADF nuk ka asnjë përfitim me menaxhimin e Butrintit, duke shtuar se në fakt kanë investuar në vendin tonë 100 milionë dollarë.

"FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në 2009 me USAID. Në mbështetje për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka dorëzuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë,"-shkruan amasadorja Kim.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një kporporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit.

Opozita ngriti si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit. Deputetja Ina Zhupa e cilësoi një koncension të pastër dhe një marrëveshje me qëllim fitimet ekonomike në kurriz të rrezikimit të pasurive kulturore kombëtare. Presidenti Ilir Meta ktheu për rishikim projektligjin e kaluar në Kuvend, por do të miratohet sërish. Duke hasur në rezistencë shoqëria civile ka premtuar dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

yuri kim parku i butrintit aadf

Sondazh

Poll