Art&Argëtim

Princ Harry fiton lejen për të kundërshtuar vendimin e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar

Duka i Sussex-it, Harry i është dhënë leja për të ngritur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër Ministrisë së Brendshme lidhur me marrëveshjet e tij të sigurisë në Britani.

22 Korrik 2022, 15:46 Nga s.s
Princ Harry fiton lejen për të kundërshtuar vendimin e
Princ Harry

 

BRITANI- Princi Harry fitoi lejen të premten për të kundërshtuar ligjërisht një vendim të qeverisë që i mohonte atij mbrojtjen nga policia teksa ndodhej në Britani.

Harry mori mbrojtjen e plotë policore që përgjithësisht u jepet figurave mbretërore përpara se të vendoste të tërhiqej nga detyrat e tij mbretërore dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara me gruan Meghan në vitin 2020. Ministria e Mbretërisë së Bashkuar përgjegjëse për policinë, imigracionin dhe sigurinë vendosi në shkurt të atij viti që Harry nuk do të merrte sigurinë personale policore gjatë kohës që ishte në Britani, edhe nëse do ta mbulonte vetë koston, raporton Reuters.

Të premten, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë britanike dha leje për një pjesë të kërkesës së Harrit për një rishikim gjyqësor, një procces ku një gjyqtar shqyrton ligjshmërinë e vendimit të një organi publik. Avokatët e Harry të cilët më parë kanë thënë në gjykatë se një anëtar i familjes mbretërore ishte i përfshirë në vendim.

Ka pasur shenja tensionesh mes Harry-t dhe familjes mbretërore që të paktën që nga viti 2019, kur ai dhe Meghan vendosën të krijonin shtëpinë e tyre, duke u shkëputur nga operacioni i përbashkët që kishin me Princin William dhe gruan e tij Kate. Harry dhe Meghan janë mbështetur në një ekip privat sigurie që kur u transferuan në Kaliforni, ku jetojnë sw bashku me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Avokatët e Harry-t kanë thënë se marrëveshjet e sigurisë private nuk i dhanë princit nivelin e mbrojtjes që i nevojitej gjatë vizitës në Britani. Gjykata dha leje për shqyrtimin gjyqësor me arsyetimin se princi duhej të ishte informuar për politikën e sigurisë së Home Office përpara se të merrej vendimi për t'i mohuar mbrojtjen nga policia. Ai duhet të kishte pasur mundësinë për të paraqitur çështjen e tij në Komitetin Ekzekutiv për Mbrojtjen e Personave Mbretërorë dhe Figura Publike, ose RAVEC, krahu i Zyrës së Brendshme që mori vendimin, shtohej në vendim. Nuk ishte caktuar një datë për shqyrtimin gjyqësor. Zyra e Brendshme tha përmes emailit se nuk do të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim.

princ harry

Sondazh

Poll