Art&Argëtim

“E vërteta mbizotëron”, bashkëshorti i Ricky Martin tregon mbështetjen e tij pas tërheqjes së akuzave për incest

Procesi dëgjimor përfundoi dje, me gjyqtarin që refuzoi masën e ndalimit të përkohshëm që kishte dhënë një javë më parë. Burri i Ricky Martin, Juan Joseph, bëri postimin e tij të parë pas përfundimit të seancës.

22 Korrik 2022, 15:36 Nga d.a.

“E vërteta mbizotëron”, bashkëshorti i Ricky Martin

SHBA- Akuzat ndaj Ricky Martin për incest dhe abuzim, të bëra nga nipi i tij 21-vjeçar, janë hedhur poshtë, pasi vetë kallëzuesi i tërhoqi dhe çështja u mbyll.

Procesi dëgjimor përfundoi dje, me gjyqtarin që refuzoi masën e ndalimit të përkohshëm që kishte dhënë një javë më parë. Burri i Ricky Martin, Juan Joseph, bëri postimin e tij të parë pas përfundimit të seancës.

Përmes profilit të tij në Instagram, piktori 37-vjeçar ka postuar një foto me Martinin, në të cilën ata janë duke buzëqeshur, ndërsa në mbishkrim ka shkruar: “E vërteta mbizotëron”. Këngëtari portorikane komentoi shpejt postimin e Jozefit: “Forca ime dhe paqja ime. Unë të dua".

Nëpërmjet llogarisë personale në Instagram, Ricky Martin ka publikuar një foto me vendimin e nipit për heqjen e akuzave ndaj tij.

Çifti u martua në vitin 2017 dhe së bashku kanë tre djem dhe një vajzë, binjakët, Valentino dhe Matteo, si dhe Lucia dhe Ren, nga një nënë surrogate. Këngëtari 50-vjeçar ndan shpesh foto familjare në rrjetet sociale dhe në çdo dalje publike nuk mungon të përmend se sa shumë e do partnerin dhe fëmijët e tyre.

ricky martin juan joseph

Sondazh

Poll