Aktualitet

Pas daljes nga SPAK, Dritan Leli niset drejt Prishtinës

Dritan Leli është nisur menjëherë drejt Prishtinës, ku edhe do të promovojë turizmin në Vlorë. Megjithatë ende nuk dihet përse u paraqit sot në SPAK.

22 Korrik 2022, 15:44 Nga k.m.
Pas daljes nga SPAK, Dritan Leli niset drejt Prishtinës
Dritan Leli

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u pa sot duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por pas daljes nga SPAK, Dritan Leli është nisur menjëherë drejt Prishtinës, ku edhe do të promovojë turizmin në Vlorë. Megjithatë ende nuk dihet përse u paraqit sot në SPAK.

Leli tha se dëshiron që arsyen e vizitës ta lërë “kuriozitet medietik”, por sqaroi se ishte në SPAK si deklarues për një çështje mbi të cilën tha se prefereon të ruajë sekretin hetimor. Po ashtu, Leli nuk ishte prezent sot as në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryetarët e bashkive në Pogradec. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu kritikat për të. 

Ndërkohë që Leli dje është përplasur me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Shkak për këtë është bërë një reformë e Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës, ku për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara nga kjo ndërmarrje, socialistët e Këshillit Bashkiak kërkojnë krijimin e një shoqërie aksionere. Kërkesa është hedhur poshtë nga Leli, i cili e konsideron si të paligjshme, ndërsa i ka dërguar edhe një letër Këshillit Bashkiak. Kjo mund të jetë dhe arsyeja e vizitës sot në SPAK, por nuk ka asgjë të konfirmuar. 

dritan leli dritan leli ne spak

Sondazh

Poll