Bota

18 të vrarë në bastisjen e policisë në Brazil, banorët: Policia po na vret

Ata që humbën jetën në operacionin masiv të kryer nga 400 oficerë në lagjen ‘Complexo do Alemao’ përfshinin 16 anëtarë të bandës, një oficer të policisë ushtarake dhe një civil.

22 Korrik 2022, 14:57 Nga s.s
18 të vrarë në bastisjen e policisë në Brazil,
Brazil

BRAZIL- Të paktën 18 persona janë vrarë në një bastisje të policisë braziliane që kishte objektiv bandat e organizuara në një lagje të varfër të qytetit Rio de Zhaneiro.

Sipas raportimit të Policisë, ata që humbën jetën në operacionin masiv të kryer nga 400 oficerë në lagjen ‘Complexo do Alemao’ përfshinin 16 anëtarë të bandës, një oficer të policisë ushtarake dhe një civil.

18 të vrarë në bastisjen e policisë në Brazil,
Person i vrarë

Qëllimi i operacionit ishte arrestimi i anëtarëve të bandës që ishin përfshirë në incidente të vjedhjes, por policia tha se oficerët e tyre u "sulmuan dhunshëm".

Megjithatë, gazeta braziliane tha se një komision lokal për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë ligjore pretendojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.

Banorët bënë disa deklarata p⌂r këtë ngjarje si: “Policia nuk ka për qëllim arrestimin e tyre, por vrasjen e tyre" dhe "Kemi frikë të jetojmë këtu. Ku jemi ne; Në Afganistan? Në luftë? Në Irak? Nëse duan luftë, dërgojini në Irak".

brazil

Sondazh

Poll