Bota

"Promovon terrorizmin dhe dhunën kundër rusëve", Donetsk dhe Luhansk bllokojnë Google

Në një deklaratë të postuar në shërbimin e mesazheve sociale Telegram, Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR), tha se propaganda çnjerëzore e Ukrainës dhe e perëndimit ka kaluar prej kohësh të gjithë kufijtë. 

22 Korrik 2022, 13:54 Nga d.a.
"Promovon terrorizmin dhe dhunën kundër rusëve",
Google

UKRAINË- Motori i kërkimit i Google do të ndalohet në rajonet e okupuara të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, pasi autoritetet pro-ruse atje akuzuan gjigantin e teknologjisë amerikane për promovimin e "terrorizmit dhe dhunës kundër të gjithë rusëve".

Sipas Guardian, Në një deklaratë të postuar në shërbimin e mesazheve sociale Telegram, Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR), tha se propaganda çnjerëzore e Ukrainës dhe e perëndimit ka kaluar prej kohësh të gjithë kufijtë. 

"Ekziston një persekutim i vërtetë i rusëve, imponim i gënjeshtrave dhe dezinformatave”.-tha ai.

Ai akuzoi motorin e kërkimit të Google se ishte në ballë të kësaj përpjekjeje, duke thënë se haptas, me urdhër të kuratorëve të tij nga qeveria amerikane, promovon terrorizmin dhe dhunën kundër të gjithë rusëve, dhe veçanërisht popullatës së Donbasit.

“Kjo është ajo që ata bëjnë në çdo shoqëri me kriminelët: ata janë të izoluar nga njerëzit e tjerë. Nëse Google ndalon së ndjekuri politikën e saj kriminale dhe kthehet në rrjedhën kryesore të ligjit, moralit dhe sensit të përbashkët, nuk do të ketë pengesa për punën e saj.”-shtoi ai.

DPR dhe Republika Popullore e Luhanskut (LPR) kanë ndaluar më parë Facebook dhe Instagram, të cilat gjithashtu janë kufizuar në Rusi pasi një gjykatë në Moskë shpalli fajtor pronarin e Facebook Meta për "aktivitet ekstremist".

Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet shtete anëtare të OKB-së që njohin republikat e vetëshpallura në Donetsk dhe Luhansk të pushtuara si autoritete legjitime. DPR dhe LPR u krijuan në vitin 2014 dhe janë shpallur organizata terroriste nga autoritetet ukrainase në Kiev.

denis pushilin google ndalohet ne donestk

Sondazh

Poll