Bota

Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi i Tetovës, Kasami: Mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë

Kreu i Komunës së Tetovësm Bilal Kasami tha se Shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë.

22 Korrik 2022, 14:19 Nga d.a.
Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi i Tetovës, Kasami: Mirënjohje
Rifat Jashari

MAQEDONIA E VERIUT- Rifat Jashari, vëllai i Komandantit legjendar Adem Jashari, është shpallur qytetar nderi i Tetovës në një ceremoni të mbajtur ditën e sotme.

Kreu i Komunës së Tetovësm Bilal Kasami tha se Shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë.

Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, ai për shkaqe shëndetësore, nuk mundi që të merr pjesë në këtë ceremoni dhe në vend të tij, titullin qytetar nderi, e pranoi djali i kryekomandantit Lulzim Jashari.

Në mbrëmje, në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, do të mbahet edhe një koncert madhështor, ku pritet të marrin pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

rifat jashari bilall kasami lulzim jashari

Sondazh

Poll