Bota

Militantët Islamikë sulmojnë bazën kryesore ushtarake pranë kryeqytetit të Malit

Në një qytet të Afrikës Perëndimore janë dëgjuar të shtëna. Banorët pretendojnë se pas kësaj ngjarjeje fshihen militantët ilslamikë.

22 Korrik 2022, 13:32 Nga s.s
Militantët Islamikë sulmojnë bazën kryesore ushtarake
Një ushtar nga Mali i fotografuar brenda një kampi ushtarak në Kati afër Bamakos.

AFRIKA PERËNDIMORE-  Të shtëna të forta janë dëgjuar nga banorët në një qytet të Afrikës Perëndimore, Mali, të cilët mendojnë se pas kësaj fshihen militantët islamikë.

Pas të shtënave, helikopterët kanë qarkulluar mbi qytet duke kontrolluar zonën për të ndalur një tjetër sulm. Koloneli Assimi Goita është larguar nga shtëpia e tij e cila ishte në qytetin Kati në drejtim të një qyteti tjetër, Bamako, raporton BBC. Militantët islamikë të lidhur me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur bazat e ushtrisë në të gjithë vendin gjatë një kryengritjeje dhjetëvjeçare, por asnjëherë aq afër kryeqytetit.

Militantët në bashkëpunim me Al Kaedën kishin organizuar sulme të koordinuara kundër disa kampeve ushtarake gjatë ditës në veri të Bamakos, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur 15 ushtarë të tjerë. Junta e Malit erdhi në pushtet në një grusht shteti të gushtit 2020 që filloi si një kryengritje në bazën Kati. Ajo organizoi një grusht shteti të dytë në vitin 2021 për të dëbuar një president të përkohshëm civil që ishte në kundërshtim me Goita.

Goita më pas u bë president i përkohshëm. Ai planifikon të vazhdojë të udhëheqë një qeveri kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024. Qeveria e tij ka luftuar vazhdimisht me vendet fqinje për vonesat e zgjedhjeve, abuzimet e supozuara të ushtrisë dhe bashkëpunimin me mercenarët rusë në luftën kundër kryengritjes islamike.

afrika perendimore

Sondazh

Poll