Bota

FT/ 'Relax o Baton, le at' telefon', Tabelat e veçanta të Policisë së Kosovës në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Fotot i ka ndarë Arbër Cejku, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë si dhe ish-ambasador në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. 

22 Korrik 2022, 14:48 Nga e.k
FT/ 'Relax o Baton, le at' telefon', Tabelat e veçanta
Tabela e vendosur në autostradën Ibrahim Rugova, Prishtinë

KOSOVË- Policia e Kosovës ka gjetur një mënyrë shumë shumë të veçantë për të këshilluar qytetarët që lëvizin nga Kukësi në Prishtinë në autostradën 'Ibrahim Rugova'. Me anë të disa tabelave ku janë dhe emrat më të përdorur në Kosovë ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 

Fotot i ka ndarë Arbër Cejku, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë si dhe ish-ambasador në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. 

"Një set interesant dhe unik i tabelave paralajmëruese për shoferët që udhëtojnë në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë..
Kur humori përdoret me finesë për të parandaluar aksidentet dhe tragjeditë familjare që rrjedhin prej tyre.
Të njëjtat tabela vlejnë edhe këtu në Shqipëri, ku aksidentet nuk e lidhin rripin fare…", shkruan ai teksa ka ndarë dhe fotot.

 

kosove

Sondazh

Poll