Aktualitet

Vodhën 60 mln lekë të pensioneve, arrestohet drejtori i Postës së Dibrës, 2 të tjerë në pranga

Dy shefat akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumetacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi.

22 Korrik 2022, 09:40 Nga A.B
Vodhën 60 mln lekë të pensioneve, arrestohet drejtori i
Policia

DIBËR- Prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e Drejtorit të Postës së Dibrës, Ilir Vraniçit dhe shefit i zyrës, Xhevdet Doda, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdher arrestin edhe punonjësin e postës Gazmir Hasi i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash. Ky person sipas hetimeve ka vjedhur pensionet rreth 6 milion leke te reja nga pensionet e qytetarëve.

Dy shefat akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumetacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi. Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre. Skandali me pensionet dyshohet se ka ndodhur përgjatë muajve janar- mars. 

Hasi ende nuk është vënë në pranga nga policia e shtetit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Delivery”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas që shpërdoruan detyrën. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Delivery”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

I. V., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i degës postare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”; Xh. D., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut në degën e Postës Shqiptare në Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. ga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. H., 33 vjeç banues në njësinë administrative Kastriot,  ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër, për veprat penale  “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, pasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

skandal me pensionet ne posten e dibres diber ilir vranici

Sondazh

Poll