Aktualitet

Kush është Fatos Metushi, ‘gangsteri’ i 97-ës që u esktradua sot nga Greqia

3 Gusht 2019, 18:02 Nga DOSJA
Kush është Fatos Metushi, ‘gangsteri’ i 97-ës që

TIRANË- Fatos Metushi, i dënuar në Shqipëri me 25 vite burgim, u ekstradua sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol dhe kishte një dënim për të vuajtur.

Ai sot është 53 vjeç dhe është dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Dhe Policia në njoftimin për mediat theksonte se Metushi në 1997 ka vrarë më armë shtetasin S.A. në fshatin Boçovë të Fierit.

Por dhe pse shumë vite në kërkim ai nuk ishte harruar nga Policia, përkundrazi, ishte nën radarët e saj gjithëmonë. Fatosh Metushi në janar të këtij viti ishte në listën e personave më të kërkuar në Tiranë.

Mes 22 “të fortëve” më të kërkuar të Tiranës ishte edhe 53-vjeçari, i cili është arrestuar në Athinë dhe ekstraduar drejt vendit tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi nga greqia fatos metushi vrasja ne 1997 ekstradimi nga greqia fatos metushi vrasja ne 1997

Sondazh

Poll