Aktualitet

I dënuar me 25 vite për vrasje, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari (EMRI)

3 Gusht 2019, 16:29 Nga DOSJA
I dënuar me 25 vite për vrasje, ekstradohet nga Greqia

TIRANË– Një 53-vjeçar i dënuar për vrasje në vitin 1997 është ekstraduar nga Greqia dhe tashmë do të vuajë dënimin. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se i ekstraduari është Fatos Metushi, i cili në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.

“Shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Falë bashkëpunimt të Interpol Tirana  me Interpol Athinën,  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë të  shtetasit  Fatos Metushi,  53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:  Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.  Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi nga greqia fatos metushi i denuar per vrasje vrasja ne 1997 ekstradimi nga greqia fatos metushi i denuar per vrasje vrasja ne 1997

Sondazh

Poll