Art&Argëtim

Për herë të dytë, Flori Mumajesi zhduket nga rrjetet sociale. Çfarë po ndodh me këngëtarin?

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi është zhdukur nga rrjetet e tij sociale duke fshirë çdo postim të mundshëm.

21 Korrik 2022, 08:34 Nga s.s
Për herë të dytë, Flori Mumajesi zhduket nga rrjetet
Flori Mumajesi

TIRANË- Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët dhe producentët më të suksesshëm dhe të preferuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai gjithmonë ka qenë aktiv në rrjetet e tij sociale duke postuar nga përditshmëria e tij dhe projektet më të fundit muzikore.

Së fundmi, këngëtari është zhdukur nga rrjetet e tij sociale duke fshirë çdo postim të mundshëm dhe fansat janë shprehur të shqetësuar për këtë gjë. Ai nuk ka bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithëve ju lind pyetja se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.

Por, disa aludime janë ngritur nga fansat e tij të cilat janë: Mund t’i kenë vjedhur Instagramin, mund të ketë nevojë për qetësi larg mediave sociale ose ndoshta ky veprim lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.

Zhdukja e këngëtarit nga rrjetet sociale nuk është hera e parë, për arsye se edhe para një viti bëri të njëjtën gjë pa lajmëruar asnjë, ku disa nga burimet e atëhershme thanë se ai e kishte marrë atë vendim për shkak se kishte nevojë për pushim dhe përkushtim ndaj vetes.

Për herë të dytë, Flori Mumajesi zhduket nga rrjetet
Instagrami i Flori Mumajesit

flori mumajesi instagram

Sondazh

Poll