Bota

Kremlini hedh poshtë thashethemet për shëndetin e Putinit, Peskov: Ai është shumë mirë

Peskov, u tha gazetarëve se kishte pasur spekulime në Perëndim për shëndetin e presidentit muajt e fundit, por raportet se ai ishte i sëmurë nuk ishin asgjë tjetër veçse falsifikime. 

21 Korrik 2022, 17:23 Nga d.a.
Kremlini hedh poshtë thashethemet për shëndetin e Putinit,
Peskov dhe Putin

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë zërat se ai nuk është mirë.

Sipas Reuters, Peskov, u tha gazetarëve se kishte pasur spekulime në Perëndim për shëndetin e presidentit muajt e fundit, por raportet se ai ishte i sëmurë nuk ishin asgjë tjetër veçse falsifikime. 

Pavarësisht raportimeve në muajt e fundit që pretendojnë se Putin ka kancer, sëmundjen e Parkinsonit, apo të dyja, ende nuk ka të dhëna se ai është i sëmurë, dhe Kremlini ka thënë vazhdimisht se lideri rus ka shëndet të mirë.

vladimir putin i semure dimitry peskov

Sondazh

Poll