Kandidate për postin e kryeministrit, Truss kundër dërgimit të trupave britanike në Ukrainë
Lizz Truss BRITANI- Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss, njëra prej dy kandidatëve për të marrë pozitën e kryeministri...
Në raportin e HRW-së të publikuar më 21 korrik thuhet se të dyja palët në luftën në Ukrainë i kanë vënë civilët në një rrezik të panevojshëm duke vendosur forcat e tyre në zona të banuara, pa i larguar paraprakisht civilët në vende më të sigurta. Kjo, sipas HRW-së, ka ndodhur pavarësisht se Ligji humanitar ndërkombëtar i obligon palët në konflikt që t'i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët.
UKRAINË- Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se Rusia dhe Ukraina duhet të shmangin vendosjen e bazave ushtarake në zonat civile gjatë operacioneve luftuese dhe se fillimisht duhet t'i tërheqin banorët e atyre zonave.
Në raportin e HRW-së të publikuar më 21 korrik thuhet se të dyja palët në luftën në Ukrainë i kanë vënë civilët në një rrezik të panevojshëm duke vendosur forcat e tyre në zona të banuara, pa i larguar paraprakisht civilët në vende më të sigurta. Kjo, sipas HRW-së, ka ndodhur pavarësisht se Ligji humanitar ndërkombëtar i obligon palët në konflikt që t'i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët.
Human Rights Watch tha se ka dokumentuar katër raste kur forcat ruse kanë vendosur baza ushtarake në zona të banuara dhe në tri raste ushtria ukrainase kishte ndërmarrë veprime të ngjashme, pa tërhequr fillimisht civilët në zona të sigurta. Sulmet e mëvonshme ndaj këtyre bazave vranë edhe civilët, tha organizata për të drejtat e njeriut.
“Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, në mënyrë të panevojshme civilët kanë mbetur në mes të luftimeve”, tha Belkis Wille nga HRW.
“Forcat ruse dhe ukrainase duhet të shmangin vendosjen e trupave të tyre në mesin e civilëve dhe duhet të bëjnë gjithçka që munden për t'i larguar civilët”, shtoi Wille.
HRW tha se u ka shkruar më 6 maj ministrive ukrainase dhe ruse të Mbrojtjes, dhe ka kërkuar nga këto institucione detaje lidhur me masat që forcat e tyre të armatosura po ndërmarrin “për të minimizuar numrin e vdekjeve të civilëve, për largimin e civilëve nga afërsia e luftimeve dhe për të shmangur vendosjen e trupave në zona të populluara”. Sipas HRW-së, asnjëra palë nuk është përgjigjur.
Kjo organizatë u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’iu përmbahen ligjeve të luftës që aplikohen gjatë konflikteve të armatosura ndërkombëtare, që janë pjesë e Konventave të Gjenevës dhe, po ashtu, t’i përmbahen edhe të drejtës zakonore ndërkombëtare.
Sipas legjislacionit ndërkombëtar, HRW-ja tha se palët në konflikt duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur civilët dhe objektet civile që kanë nën kontrollin e tyre nga rreziqet që burojnë si pasojë e operacioneve ushtarake. Po ashtu, organizata tha se palëve u kërkohet që të shmangin shënjestrimin e objektivëve ushtarakë që gjenden pranë zonave të populluara dhe gjithashtu është e nevojshme që civilët të largohen nga afërsia e caqeve ushtarake./REL/
Lizz Truss BRITANI- Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss, njëra prej dy kandidatëve për të marrë pozitën e kryeministri...
Francis Fukuyama SHBA- Francis Fukuyama është më i njohur për librin e tij "Fundi i historisë dhe njeriu i fundit", ku ai pohon se...
Protesta ne Serbi SERBI- Qytetarët dhe policia para Kuvendit të Vojvodinës në Novi Sad u përleshën në një protest&e...
Foto ilustruese BRUKSEL- Një front kundër propozimit të Brukselit për uljen e konsumit të gazit natyror me 15% duke...
Zjarr ne Greqi GREQI- Zjarri i rënë në një zonë pyjore në zonën e Agnatas Ilia të Greqisë është...
Olena Zelenska SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska tha se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vj...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Është miratuar me 83 vota pro në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për pro...
Shenimi i zjarrfikesve GREQI- Një banor i Megarës në Greqi ka folur për shënimin që i kanë lënë zjarrfik&...
Latif Gashi KOSOVË- Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Ga...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ku po di...