Bota

Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar! Dy kandidatët në garë nisin fushatën

Ish-kancelari Rishi Sunak dhe sekretarja e jashtme Liz Truss mbetën të vetmit në garë, pasi rivalja e tyre, Penny Mordaunt, u eliminua nga gara

21 Korrik 2022, 08:52 Nga A.B
Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar! Dy
Rishi Sunak dhe Lis Truss

BRITANI E MADHE- Dy konkurrentët e fundit në garën për të qenë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar do të fillojnë fushatë për të bindur anëtarët e partisë konservatore se janë kandidati i duhur për këtë detyrë.

Ish-kancelari Rishi Sunak dhe sekretarja e jashtme Liz Truss mbetën të vetmit në garë, pasi rivalja e tyre, Penny Mordaunt, u eliminua nga gara, raporton Skynews.

Tani ata do të nisin gjashtë javë fushatë duke u përballur me pyetje nga këshilltarët konservatorë, përpara se të nisen anembanë vendit për fushatë të hapur.

Sunak dhe Truss do të përballen dhe në një debat të drejtpërdrejtë televiziv, më 4 gusht.

Kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti konservator, Andreë Stephenson, i cili po organizon zgjedhjet, tha: "Në një kohë kaq të rëndësishme për kombin tonë, ne jemi të vetëdijshëm se konservatorët nuk po zgjedhin vetëm një udhëheqës të ri, por edhe kryeministrin e ardhshëm, dhe është një përgjegjësinë e marrim shumë seriozisht”.

Pati pesë raunde votimi nga deputetët konservatorë për të zgedhur dy kandidatët e fundit. Sunak doli në krye në secilin prej tyre, duke marrë mbështetje nga 137 anëtarë të mërkurën. Truss pati një rritje të vonshme të mbështetjes në raundin final për të marrë vendin e dytë nga Mordaunt, me 113 vota ndaj 105 të konkurrentit të saj.

Boris Johnson dha dorëheqjen pas një sërë largimesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.

rishi sunak mbreteri e bashkuar boris johnson

Sondazh

Poll