Art&Argëtim

Ç'hëngri? Kamarieri poston faturën prej 576 dollarësh të Kim Kardashian

Një kamarier i cili i ka shërbyer Kim Kardahian është shpërblyer m nj⌂ bakshis

20 Korrik 2022, 20:28 Nga s.s
Ç'hëngri? Kamarieri poston faturën prej 576 dollarësh
Kim Kardashian

AUSTRALI- Kim Kardashian dhe ekipi i saj thuhet se shpenzuan 576 dollarë për sallata, pica, pjata peshku dhe ëmbëlsira në një restorant italian në Cairns, ku ajo po viziton të dashurin e saj Pete Davidson. Një kamarier, Callum McKean, në restorantin italian “Picolo Cucina” pretendoi se i kishte shërbyer asaj, e cila i kishte lënë një bashkish të lartë.

Callum McKean postoi një selfie në Instagram Story me mbishkrimin: “Kam marrë porosinë e Kim K në punë sot. Thx për bakshishin e fortë @kimkardashian". Ai postoi gjithashtu një fotografi të një fature që supozohet se është e Kim Kardashian dhe shkroi: “Sapo mbarova punën dhe me sa duket kam shumë fansa të Kimmy-t. Këtu është fatura e saj”.

Por me shaka ai shtoi: “Paketa fillestare e dietës Kimmy K”.

Ç'hëngri? Kamarieri poston faturën prej 576 dollarësh
Fotoja e postuar e faturës së Kim Kardashian nga kamarieri

kim kardashian pete davidson

Sondazh

Poll