Art&Argëtim

"Si mund të na e bësh këtë"/ Fansat kritikojnë veshjen e Brad Pitt në premierën e filmit

Fansat kanë kritikuar veshjen e Brad Pitt në premierën e filmit të tij të ardhshëm "Bullet Train".

20 Korrik 2022, 20:01 Nga s.s
"Si mund të na e bësh këtë"/ Fansat
Brad Pitt

BERLIN- Brad Pitt së fundmi mori pjesë në premierën e filmit të tij të ardhshëm "Bullet Train" në Berlin dhe vendosi të vishte një fund në vend të pantallonave për këtë event. Aktori fitues i çmimeve, 58-vjeç, zgjodhi një triko ngjyrë kafe me një fund deri tek gjuri për premierën e filmit, ku luajnë gjithashtu Sandra Bullock, Joey King dhe Aaron Taylor-Johnson.

Ai e kompletoi veshjen me një këmishë ngjyrë vjollcë me kopsa dhe çizme luftarake, duke u dhënë fansave një pamje të rrallë të tatuazheve të tij në këmbë. Këto duket se janë një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.

"Si mund të na e bësh këtë"/ Fansat
Brad Pitt në tapetin e kuq në Berlin

Pas daljes së tij në premiere, fansat e kanë kritikuar atë për veshjen dhe shfaqjen e tatuazheve të tij të cilët e kanë quajtur atë absurditet.

"Si mund të na e bësh këtë ne?; "Tatuazhet e tij të tjera thuhet se përfshijnë shprehjen absurditete të ekzistencës”, këto ishin disa nga komentet të cilat kanë marrë vëmendjen e komentuesve.

brad pitt

Sondazh

Poll