Art&Argëtim

A do të gjobitet Elvana Gjata? Këngëtarja "frymëzohet" nga fansja dhe shkel rregullat e qarkullimit

Elvana Gjata surprizon fansen e saj duke kënduar një ndër këngët e saj teksa ecte me makinë në autostradë.

20 Korrik 2022, 21:47 Nga s.s
A do të gjobitet Elvana Gjata? Këngëtarja
Elvana Gjata

TIRANË- Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Këngëtarja arrin çdo vit majat e suksesit në botën muzikore, e cila me hitet e saj ka arritur shifra të larta klikimesh. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke postuar foto të ndryshme dhe lajmërime për projekte të reja muzikore.

Së fundmi, një fanse e këngëtares e cila po voziste makinën e saj në autostradë duke dëgjuar një ndër këngët e Elvanës, kjo e fundit ka surprizuar fansen e saj duke dalur në xhamin e makinës e cila në video shihet duke kënduar.

Fansja e këngëtares e ka filmuar këtë moment të bukur dhe e ka shpërndarë në TikTok,e cila mori një shikueshmëri të lartë duke u bërë virale. Gjithashtu edhe vetë këngëtarja e ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit e cila ka shkruar: "Kjo më ndodhi mua sonte". Por, pas kësaj videoje pyetja është: A do marrë gjobë këngëtarja për këtë shkelje rregulli, duke dalur në dritare që është një veprim i rrezikshëm?

 

 

 

elvana gjata

Sondazh

Poll