Sport

PRO DHE KUNDËR/ "Brittney Griner duhet të paguajë çmimin e gabimeve të saj"

Ish-bejsbollisti i njohur i MLB, Curt Schilling, jep mendimin e tij për arrestimin e Brittney Griner në Rusi, duke qenë kundër lirimit të saj

19 Korrik 2022, 17:16 Nga DOSJA

PRO DHE KUNDËR/ "Brittney Griner duhet të paguajë

SHBA - Kanë kaluar më shumë se 150 ditë, që kur Brittney Griner u arrestua në Rusi, pasi mbante një avullues vaj hashashi në bagazhin e saj. Lojtarja e WNBA-së i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ta ndihmojë atë me situatën e saj aktuale dhe disa të famshëm të shquar po mbrojnë gjithashtu kauzën e saj.

Ndërsa disa emra të shquar, duke përfshirë LeBron James të NBA-së, kanë bërë thirrje për kthimin e sigurt të Griner në Shtetet e Bashkuara, të tjerët nuk kanë qenë aq falës dhe ish –bejsbollisti i njohur i MLB, Curt Schilling, ishte i fundit që shprehu pakënaqësinë e tij për veprimet e Griner.

Në përgjigje të një postimi nga James, Schilling pretendon se Griner duhet të paguante për veprimet e saj dhe se ajo ka shkelur ligjin. "Unë e di se kjo mund të duket si një shtrirje,- tha Schilling në Twitter. - Por diçka që rreth 300 milionë njerëz e kuptojnë mirë shprehjen 'BINDJUNI LIGJIT', pse për disa kjo qenka një sfidë? Dhe pse dreqin NUK duhet të paguaj gjobën për shkeljen e ligjeve të një vendi tjetër?"- vazhdoi ish-bejsbollisti i Boston Red Sox dhe Arizona Diamondbacks.

PRO DHE KUNDËR/ "Brittney Griner duhet të paguajë

Griner i ka pranuar akuzat kundër saj dhe i ka thënë gjykatësit se ajo nuk donte ta shkelte ligjin. Schilling përdor deklaratën e Grinerit kundër saj, duke deklaruar se ajo pranoi se kishte thyer ligjin dhe duhet të ndëshkohej në përputhje me rrethanat.

"Ajo, me sa di nga çdo citim i saj, nuk e ka mohuar kurrë kryerjen e krimit, as një herë," vazhdoi Schilling. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, e kanë klasifikuar rastin e Grinerit si "të arrestuar gabimisht" dhe po përpiqen të negociojnë me qeverinë ruse për ta sjellë atë në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll