Sport

Legjenda e Barçës gjithë mllef ndaj Dembélé: "Ai nuk ka mësuar asgjë për pesë vjet!"

Anësori francez ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024 me katalanasit. Për shkak të mungesës së alternativave, me gjasa, Dembélé pranoi ofertën e Barçës, pavarësisht një ulje të konsiderueshme të pagës.

19 Korrik 2022, 11:08 Nga DOSJA
Legjenda e Barçës gjithë mllef ndaj Dembélé:

SPANJE - Pas negociatave të gjata dhe të vështira, ylli sulmues arriti të binte dakord për një kontratë të re dyvjeçare me FC Barcelona. Kontrata e vjetër skadoi në fund të qershorit.

Prandaj, francezi u prit si i sapoardhur në dhomën e zhveshjes së Barcelonës. E zakonshme për të ardhurit: një fjalim inaugurues para kolegëve. Sipas “Mundo Deportivo”, Dembélé ka përdorur fjalimin e tij për të qeshur. Sipas raportit, gjatë fjalës së tij, mësohet se ai ka kërkuar me shaka shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm. Thuhet se kabina ka ulëritur nga të qeshurat.

Dembélé ndoshta do ta ketë perceptuar kritikën ndaj personit të tij nga legjenda e katalanase, Hristo Stoichkov (56) si më pak qesharake. Ish-krahu i majtë bullgar i klasit botëror shpërthen francezin për mediat spanjolle. “Po flasim për një lojtar që ka nënshkruar për 150 milionë, i cili është lënduar për 120 ndeshje, ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shënuar dhjetë gola. Është e qartë se ai nuk ka mësuar asgjë në pesë vitet që ka qenë në Barcelonë”,- tha 56-vjeçari.

Stoichkov vazhdon: "Shpresoj që ai të zgjohet dhe të bëhet i zgjuar, të dëgjojë këshillat e Xavi, ose nëse jo, të shkojë në muze dhe të shikojë videot e atyre që e kanë luajtur atë pozicion, në mënyrë që të mësojë se si të luajë te Barcelona”.

Në janar, qëndrimi i bullgarit ndaj Dembélé ishte zero. Në atë kohë, ‘teatri’ i transferimit për kampionin e botës ishte në lëvizje të plotë. Gjithçka dukej si një dalje nga Barça. “Nëse nuk dëshiron të jesh te Barcelona, atëherë të paktën të mos e bëj pis stemën”,- tha Stoichkov në atë kohë për francezin që ishte i gatshëm të ndryshonte.

Dembélé bën vetëm 150 paraqitje në pesë vjet te Barça. Lojtari i kombëtares franceze humbi gjithsej 102 ndeshje i dëmtuar. Megjithatë, ai mësohet se gjatë negociatave për kontratën, ka kërkuar një pagë vjetore mbi 40 milionë euro. Por Barça nuk luajti nga qëndrimi i saj. Për shkak të mungesës së alternativave, me gjasa Dembélé pranoi ofertën nga katalanasit, pavarësisht një ulje të konsiderueshme të pagës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll